Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kurs përgatitor falas për provimin e certifikimit të gjuhës italiane CELI B1 në UBT

corso CELI B1 sett26 IT

Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhëve të Huaja të UBT-së, organizon një kurs përgatitor falas për provimin e certifikimit të gjuhës italiane CELI B1.

Kursi u dedikohet kandidatëve që zotërojnë një nivel të përshtatshëm të gjuhës italiane dhe dëshirojnë të përgatiten në mënyrë të strukturuar për provimin e certifikimit.

Programi

Kursi përfshin:

  • prezantimin e provimit CELI B1 dhe analizën e secilës pjesë të testit;
  • përsëritje të përqendruar të gramatikës;
  • ushtrime praktike, me fokus të veçantë në pjesën e shkrimit;
  • një orë mësimore të dedikuar simulimit të plotë të provimit.

Datat dhe orari

Kursi do të zhvillohet në UBT City Centre Dukagjini, Prishtinë, çdo të premte, nga ora 15:30 deri në 17:30, në datat:

  • shtator: 4, 11, 18 dhe 25
  • tetor: 2, 9, 16, 23 dhe 30
  • nëntor: 4, 11, 18 dhe 25

Kushtet për pjesëmarrje

Për të marrë pjesë kërkohet:

  • njohuri të mjaftueshme të gjuhës italiane;
  • pjesëmarrje e rregullt në kurs;
  • angazhim në studimin individual.

Regjistrimet janë të hapura.

Për më shumë informacione dhe për t’u regjistruar, shkruani në: ifl@ubt-uni.net.