Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Fillojnë kurset e reja falas të gjuhës italiane në UP për semestrin dimëror 2026/27

15 shtator rifillojnë kurset e gjuhës italiane në Qendrën e Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës, të hapura edhe për persona që nuk janë pjesë e Universitetit. (kërkohet pjesëmarrje e rregullt dhe angazhim për të mësuar edhe në shtëpi.)

Falë mbështetjes së Ambasadës së Italisë, pjesëmarrja në kurse është falas, me një tarifë të vetme regjistrimi prej 5 eurosh për semestër.

Kurset zhvillohen nga dy orë në javë, sipas niveleve dhe orareve të mëposhtme:

  • fillestarë absolutë (pre-A1) – e hënë, 16:30 – 18:30
  • fillestarë me njohuri të mira bazë (A1/A2) – e martë, 16:30 – 18:30
  • fillestarë me njohuri bazë (A1) – e mërkurë, 16:30 – 18:30
  • niveli i avancuar (B2/C1) – e enjte, 17:00 – 19:00

Për personat që regjistrohen për herë të parë: të hënën, më 21 shtator 2026, nga ora 16:3017:30, në Qendrën e Gjuhëve të UP-së (ndërtesa e Filologjisë, kati përdhes, pranë sekretarisë së Matematikës), do të mbahet një takim informues. Takimi do t’u mundësojë pjesëmarrësve të marrin përgjigje për çdo pyetje dhe të përcaktojnë kursin më të përshtatshëm për ta.

Për ata që kanë ndjekur kurset më parë: informacioni për regjistrimin do t’ju dërgohet me e-mail.

Vini re: Në rast se numri i të interesuarve tejkalon numrin e vendeve të disponueshme, përparësi do të kenë personat që kanë ndjekur më parë kurset, kanë qenë në listën e pritjes semestrin e kaluar ose kanë marrë pjesë në takimin e 21 shtatorit.