Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Lajme

Futni parametrat e kërkimit tuaj
Reset
20 September 2021
Ministria italiane e Punëve të Jashtme do të mikpresë në Romë Forumin Rinor BE-Ballkan

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar ka kënaqësinë të njoftojë se do të mikpresë Forumin Rinor BE – Ballkan, në Romë nga 22 deri më 26 nëntor, që do të mbledhë të rinjtë nga e gjithë zona për të diskutuar së bashku propozimet për të ardhmen e Evropës dhe për rrugëtimin e përafrimit […]

Lexo më shumë
16 September 2021
Raffaello: portretet e një të riu të jashtëzakonshëm në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Vjen në Muzeun Kombëtar të Kosovës ekspozita “Raffaello portretist”, promovuar nga Ministria e Punëve te Jashtme e Italisë dhe Raicom, në kuadër të projektit Opera Omnia. E kuruar nga historiani i artit Antonio Paolucci, ekspozita i paraqet publikut riprodhimet në përmasa origjinale të 14 veprave të mrekullueshme të mjeshtrit të madh italian, 500 vjetori i […]

Lexo më shumë
14 September 2021
Mbështetja italiane për arsimin parashkollor në Kosovë: ekspertë në përballje në Prishtinë

Më 14 dhe 15 shtator mbahet në Prishtinë (Garden Hotel) punëtoria e parë mbi procesin e rilansimit të Këshillit Kombëtar të Instituteve Parashkollore (Kolegjiumi) në kuadër të projektit “Aleanca për Zhvillimin Parashkollor për Kosovën” (PEDAKOS). Punimet u hapën me përshëndetjen e Zëvendësministres së Arsimit Edona Maloku Berdyna dhe të Zëvendës Shefit të Misionit të Ambasadës […]

Lexo më shumë
7 September 2021
Procedura e përzgjedhjes për pranimin e një nëpunësi me kontratë: renditjen e kandidatëve të përshtatshëm

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shpallur konkurs për pranimin e n.1 nëpunësi me kontratë për pozitën e Bashkëpunëtorit Administrativ në sektorin e përkthimit-interpretimit. Aplikimet mund të dorëzohen deri më 07 tetor 2021. Të gjitha detajet janë të përfshira në Shpallje konkursi. Shpallje konkursi Aplikimi Kalendari i intervistave Renditja përfundimtare e kandidatëve të përshtatshëm   […]

Lexo më shumë
13 August 2021
Paqe, siguri dhe mbrojtje e të drejtave të njeriut: online “Bando Balcani” 2021 online, aplikimet deri më 30 shtator

Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar ka publikuar një njoftim (Bando Balcani) për realizimin e projekteve që synojnë lejimin e pjesëmarrjes italiane në nismat ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë dhe për zbatimin e nismave humanitare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Grantet u jepen propozimeve për nismat që lidhen me fushat […]

Lexo më shumë
8 August 2021
Mesazhi i Ministrit të Jashtëm italian Di Maio me rastin e 65 vjetorit të katastrofës Marcinelle-s

Të dashur bashkatdhetarë, këtë vit shënohet 65 vjetori i tragjedisë së minierave të Marcinelle-s, në të cilën 262 minatorë humbën jetën, më 8 gusht 1956, nga të cilët 136 ishin shtetas italianë. Që njëzet vjet, do të thotë, duke filluar nga viti 2001, Italia ka zgjedhur datën 8 gusht për të përkujtuar në mënyrë simbolike […]

Lexo më shumë
5 August 2021
Njoftim për dhënien e realizimit të nismës “NaturKosovo”: aplikimet deri më 4 tetor 2021

Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor – Zyra e Tiranës ka publikuar Njoftimin për dhënien e Nismës “NaturKosovo: kryeqyteti natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Via Dinarica” ​​- AID 12382, për një shumë totale maksimale prej 1,800,000 Euro, për organizatat e shoqërisë civile dhe subjekte tjera jofitimprurëse të regjistruara në […]

Lexo më shumë
4 August 2021
Ekspozitë virtuale “Caruso, Corelli, Di Stefano 1921-2021: mitet e këndimit italian”

Ekspozita virtuale “Caruso, Corelli, Di Stefano 1921-2021/Mitet e këndimit italian” është online nga e hëna 2 gusht, e cila për një vit do të sjellë të gjithë vizitorët në portalet italiana.esteri.it dhe teatroallascala.org për të zbuluar dhe mësuar më shumë nga jeta e jashtëzakonshme e tre tenorëve të mëdhenj, në atmosferën unike të një prej […]

Lexo më shumë
27 July 2021
“Italy – Land of Wonders”: një video-lojë për të zbuluar Italinë në çdo moshë

Nga data 19 korrik 2021, video-loja “Italy – Land of Wonders” mund të shkarkohet në smartphone nga App Store (pajisjet iOS) dhe Google Play Store (pajisjet Android), në modalitetin Free to Play. Kjo është video-loja e parë e krijuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga zhvilluesi italian Forge Reply, për të promovuar trashëgiminë kulturore, […]

Lexo më shumë
21 July 2021
“Mësimet sciasciane në botë”: ngjarje në MPJBN dhe direkt në web për njëqind vjetorin e shkrimtarit italian Sciascia

Më 23 korrik, nga ora 12.00 deri rreth orës 13.00 (me kohën italiane), do të bëhet prezantimi i ngjarjes”Mësime Sciasciane në Botë”, organizuar nga Komiteti Kombëtar për Njëqindvjetorin e Sciascia nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Nisma – që do të prezantohet nga Drejtori i Përgjithshëm për Promovimin e Sistemit […]

Lexo më shumë