Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dialogu, media dhe lufta kundër radikalizimit: këto janë projektet fituese të “Bando Balkani” për Kosovën

Ka përfunduar procedura për dhënien e granteve për projektet që kanë për qëlllim pjesëmarrjen italiane në nismat ndërkombëtare të paqes dhe atye humanitare, sipas nenit. 23 të Dekretit të Presidentit 18/1967, i propozuar nga ente private jofitimprurëse, private dhe të huaja, që meritojnë bashkëfinancim (Bando Balcani).

Për Kosovën janë përzgjedhur tre projekte:

“Building resilience: strengthening the capacities of Kosovan Institutions in the post-release phase of violent extremists”, propozuar nga CESI (Itali) në bashkëpunim me Kosovo Center for Security Studies (Kosovë), që ka për qëllim luftimin e radikalizimit të të rinjve dhe riintegrimin social të ish foreign fighters që janë kthyer në atdhe;

“Media Strengthening the Rule of Law in Kosovo”, propozuar nga BIRN-Kosovë (Kosovë) që synon të monitorojë publikisht rastet gjyqësore të korrupsionit publik dhe t’i shpërndajë ato gjerësisht me qëllim të ndërgjegjësimit të shoqërisë;

“Civil Societies in Kosovo and Serbia promoting a participatory and meaningful reconciliation process”, propozuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (Kosovë) dhe synon të forcojë përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile kosovare dhe serbe në dialogun Beograd-Prishtinë.

I gjithë dokumentacioni përkatës i procedurave të përzgjedhjes gjendet në faqen institucionale të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, seksioni i transparencës. Shih detajet në këtë vegzë.