Ministri Alfano viziton Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano, me rastin e festave të fundvitit vizitoi në Prishtinë kontingjentin italian të KFOR-it, i cili vepron në kuadër të Forcës Shumëkombëshe të NATO-s dhe u takua me përfaqësuesesit institucionalë të Kosovës: Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, Kryeministrin, Isa Mustafa, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, […]
Lexo më shumëKonferenca “E drejta për studim dhe komuniteti edukues” në Pejë
Me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, u mbajt sot në sallën komunale të Pejës, konferenca me titull “E drejta për studim dhe komuniteti edukues”, organizuar nga shoqata “Trentino con i Balcani Onlus” shoqata “Docenti Senza Frontiere” dhe Komuna e Pejës, në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Xhemajl Kada” në Pejë, Provincën Autonome të Trentos, […]
Lexo më shumëIntervenimi i Ambasadorit Sardi në festimin për 4 nëntorin, Ditën e Bashkimit Kombëtar dhe Forcave të Armatosura
Në bazën “Film City” në Prishtinë, pranë Italian National Support Element (ITA-NSE), Ambasadori, Piero Cristoforo Sardi dhe Komandanti i KFOR-it, Gjen. D. Giovanni Fungo morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit për të përkujtuar 4 nëntorin, Ditën e Bashkimit Kombëtar dhe Ditën e Forcave të Armatosura. Ambasadori Sardi, në fjalën e tij, theksoi “në […]
Lexo më shumëNJOFTIM – Referendumi Kushtetues 2016
Zyra Konsullore e kësaj Ambasade, për të lehtësuar aktivitetin e votimit të bashkatdhetarëve që kanë të drejtë vote, do të jetë e hapur të shtunën dhe të dielen (26-27 nëntor 2016) nga ora 10:00 deri 12:00 dhe nga ora 14:00 deri 16:00.
Lexo më shumëTakimi me Ministrin e Kulutrës
Ambasadori Sardi u takua me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Në takim u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh edhe në sektorin e kulturës. Ministri Shala informoi Ambasadorin për dëshirën e palës kosovare të arritjes së një […]
Lexo më shumëShfaqja teatrore “Guximi i kohës”. Njerëz dhe vlera të Lëvizjes Moderne
Në kuadër të Javës së gjuhës italiane ne botë – edicioni i XVI-të Ambasada e Italisë në Prishtinë në bashkëpunim më Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë shfaqur: Guximi i kohës. Njerëz dhe vlera të Lëvizjes Moderne, një shfaqje teatrore nga Paola Albini me Enrico Ballardini e Elio Baldi Cantù
Lexo më shumëAmbasadori Sardi takoi Ministren e Drejtësisë
Ambasadori Sardi sot pati një takim Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshë italo-kosovare dhe për mundësinë e thellimit të mëtejshëm në fushën e sundimit të ligjit, në kuadër të përspektivës së integrimit evropian të Kosovës.
Lexo më shumëTakim me Ministren për Dialog
Ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti Ambasadorin Sardi për ta njoftuar me progresin e dialogut që po zhvillohet me Serbinë dhe për përspektiven e hapave të ardhshëm, që kanë rëndësi thelbësore për stabilitetin dhe vazhdimësinë e procesit të integrimit evropian për të gjithë rajonin, gjë që Italia mbështet dhe inkurajon.
Lexo më shumëShfaqja e orkestrës italiane “Spartiti per Scutari”
Me rastin e “Ditëve të Diasporës”, organizuar nga Ministria e Diasporës së Kosovës ka perfomuar edhe orkestra italiane “Spartiti per Scutari”. Në foto, orkestra “Spartiti per Scutari”, së bashku me Ministrin e Diasporës së Kosovës, Valon Murati, profesorshën Maria Teresa Indellicati e Shoqatës Ipsia Acli, që ka promovuar projektin “Partitura për Shkodren në rrënjët e […]
Lexo më shumëAmbasadori takon Kryetarin e Kuvendit të Kosovës
Sot Ambasadori Sardi takoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy Shtetve, duke u pajtuar për mundësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh edhe në fushën e marrëdhënieve ndërparlamentare.
Lexo më shumë