Në Prishtinë, në bazën e Regjimentit të Karabinierëve MSU – Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe – u mbajt të dielën, më 12 nëntor, ceremonia e përkujtimit për Ditën e ushtarëve dhe civilëve italianë, të rënë në misionet ndërkombëtare të paqes. Në ceremoni, përveç Ambasadorit Sardi, morën pjesë edhe Komandanti i Misionit NATO-KFOR, Gjen. D. Giovanni Fungo dhe Komandanti i Regjimentit të Karabinierëve MSU, Kol. Marco Di Stefano.
Gjatë ceremonisë u vendos një kurorë në memorialin e rënieve në bazë si dhe u kujtuan edhe të rënët tanë në misionin e paqes në Kosovë nga viti 1999.