Më 14 dhe 15 shtator mbahet në Prishtinë (Garden Hotel) punëtoria e parë mbi procesin e rilansimit të Këshillit Kombëtar të Instituteve Parashkollore (Kolegjiumi) në kuadër të projektit “Aleanca për Zhvillimin Parashkollor për Kosovën” (PEDAKOS).
Punimet u hapën me përshëndetjen e Zëvendësministres së Arsimit Edona Maloku Berdyna dhe të Zëvendës Shefit të Misionit të Ambasadës Italiane në Kosovë Ugo Ferrero.
PEDAKOS është një projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) dhe zbatuar nga Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e AICS në Tiranë dhe Ambasadës e Italisë në Kosovë. Projekti synon të rrisë cilësinë e shërbimeve arsimore të ofruara nga kopshtet publike, private dhe me bazë në komunitet, duke stimuluar partneritetet publiko-private në të gjitha nivelet.
Kolegjiumi është organi përfaqësues i arsimit parashkollor të Vendit dhe aktualisht ka më shumë se pesëdhjetë anëtarë mes shkollave publike dhe private. Procesi i projektuar nga projekti PEDAKOS synon ta bëjë Kolegjiumin një forum efikas të sektorit kombëtar dhe me pjesmarrje nga shkollat e të gjitha llojeve dhe nga institucionet kompetente.
Ky seminar i parë synon të finalizojë dhe miratojë një road map të procesit të fillimit të Kolegjiumit dhe të hartojë një version paraprak të Statutit të tij.
Grupi i punës i përfshirë në punëtori – i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të Kolegjiumit dhe Shefi i Divizionit për Arsimin Parashkollor të MESTI – do të bashkërendohet nga Dr. Cristian Fabbi, ekspert në arsimin e hershëm të fëmijërisë, President i Shkollave dhe Kopshteve të Reggio Emilia, konsulente për këto çështje për Byronë Ndërkombëtare të UNESCO-s për Arsimin, me njohuri të shkëlqyeshme të kontekstit të ndërhyrjes.