Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dëbimet

Ata që i janë nënshtruar një dekreti dëbimi, sipas nenit 13 të ligjit të konsoliduar nr. 286 të vitit 1998, për të mundur të hyjnë përsëri në Itali, kanë nevojë për një autorizim të posaçëm të lëshuar nga Ministria e Brendshme. Ambasada e Italisë në Prishtinë është kompetente vetëm për dërgimin e kërkesës për anulimin e masës së dëbimit tek autoriteti i lartpërmendur dhe për njoftimin e palës së interesuar për vendimet përkatëse të marra për këtë. Kërkesa mund të paraqitet në rastin e skadimit të afatit, bashkimit familjar dhe në rast riatdhesimi vullnetar.

Kërkesa duhet të nënshkruhet personalisht nga kërkuesi në sportel në momentin e dorëzimit.

Në rastin kur masa e dëbimit është lëshuar nga shtete tjera të zonës Shengen, për të marrë informacione lidhur me kërkesën për anulimin e dëbimit, duhet të drejtoheni tek autoritetet kompetente të shtetit që ka lëshuar këtë masë.

Në rastin kur masa e dëbimit është lëshuar nga Autoritetet gjyqësore, për të marrë informacione, duhet të drejtoheni personalisht, ose nëpërmjet një avokati, drejtpërdrejt tek Autoritetet kompetente të lartpërmendura dhe jo te kjo Kancelarie Konsullore e Ambasadës.

Më poshtë renditim dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar autorizim të posaçëm për t’u rikthyer në territorin italian ose anulim të ndalimit të rihyrjes në Itali sipas nenin. 13 parag. 13 të ligjit 286/1998 që duhet paraqitet personalisht, duke caktuar një termin në portalin Prenotami.

SKADIMI I AFATIT

  • Kërkesa për autorizim të posaçëm për rikthim në Itali, drejtuar Ministrisë së Brendshme italiane;
  • Certifikata lindjes me vulë Apostille, e lëshuar jo më herët se tre muaj nga paraqitja e kërkesës. Kujdes: Në rast ndryshimi të të dhënave personale, duhet të paraqitet edhe “Vërtetimi nga Arkivi” me vulë me Apostille i përkthyer italisht nga një përkthyes i njohur nga kjo Ambasadë;
  • Pasaporta dhe 2 fotokopje të faqeve që përmbajnë të dhënat personale dhe vulat hyrje-dalje;
  • Kopja e dekretit të dëbimit* (nëse nuk e keni dekretin, lexoni shënimin në fund të faqes);
  • Dokumentacioni i duhur që vërteton datën e saktë të daljes nga territori italian dhe mungesën nga territori i shteteve Shengen për kohëzgjatjen e parashikuar në dekretin e dëbimit.

BASHKIMI FAMILJAR

  • Kërkesa për autorizim të posaçëm për t’u kthyer në Itali, drejtuar Ministrisë së Brendshme italiane;
  • Certifikata lindjes me vulë Apostille, e lëshuar jo më herët se tre muaj nga paraqitja e kërkesës. Kujdes: Në rast ndryshimi të të dhënave personale, duhet të paraqitet edhe “Vërtetimi nga Arkivi” me vulë me Apostille i përkthyer italisht nga një përkthyes i njohur nga kjo Ambasadë;
  • Pasaporta dhe 2 fotokopje të faqeve që përmbajnë të dhënat personale dhe vulat hyrje-dalje;
  • Kopja e dekretit të dëbimit* (nëse nuk e keni dekretin, lexoni shënimin në fund të faqes);
  • Certifikata e martesës/bashkimit civil e lëshuar nga komuna italiane nëse është bashkëshort-e/pjesë e një bashkimi civil italian; në rastin kur është bashkëshort-e/pjesë e bashkimit civil, shtetas i vendeve të tjera të BE-së, certifikatë ndërkombëtare shumëgjuhëshe martese/pjesë e bashkimit civil;
  • Në rastin e një lidhje emocionale të ndryshme nga martesa, vetë-certifikimi që vërteton llojin e lidhjes ( Vetë-certifikim bashkëjetese);

KTHIMI VULLNETAR

  • Kërkesa për anulimin e ndalimit të rihyrjes në Itali drejtuar Prefekturës kompetente në Itali;
  • Certifikata lindjes me vulë Apostille, e lëshuar jo më herët se tre muaj nga paraqitja e kërkesës. Kujdes: Në rast ndryshimi të të dhënave personale, duhet të paraqitet edhe “Vërtetimi nga Arkivi” me vulë me Apostille i përkthyer italisht nga një përkthyes i njohur nga kjo Ambasadë;
  • Pasaporta dhe 2 fotokopje të faqeve që përmbajnë të dhënat personale dhe vulat hyrje-dalje;
  • Vetëm në rast të humbjes së pasaportës ose ndalimit nga autoritetet kompetente kufitare, dokumentacioni i duhur që vërteton datën e saktë të daljes nga territori italian dhe mungesën nga territori i shteteve Shengen për kohëzgjatjen e parashikuar në dekretin e dëbimit;
  • Kopja e dekretit të dëbimit* (nëse nuk e keni dekretin, lexoni shënimin në fund të faqes).

*Nëse nuk e keni dekretin e dëbimit, është e nevojshme ta siguroni atë përpara se të paraqisni kërkesën për vizë, duke bërë një kërkesë për qasje në dokumente.
E drejta e qasjes dhe tarifat përkatëse mund të ushtrohen drejtpërdrejt pranë autoritetit kompetent për seksionin kombëtar të S.I.S. II, i cili në Itali është Ministria e Brendshme, Departamenti i Sigurisë Publike.
Udhëzimet dhe formulari për qasje në dokumente mund të shkarkohen nga lidhjet e mëposhtme:

Zyra rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë nëse e konsideron të nevojshme.