Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përkthimi dhe legalizimi i dokumenteve

Zyra Konsullore e kësaj Ambasade nuk kryen përkthime dhe as nuk legalizon përputhshmërinë e përkthimeve.

Për njohjen në Itali të dokumenteve të lëshuara nga autoritetet e Kosovës, duhet ndjekur kjo procedurë:

  • dokumentet e gjendjes civile duhet ta kenë vulën ApostilleAgjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve te Brendshme të Republikës së Kosovës.
  • të gjitha dokumentet tjera publike (shkollore, gjyqësore, akte noteriale etj.) duhet ta kenë vulën ApostilleMinistrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
  • përkthimi në italisht:
    • të gjitha dokumentet duhet të përkthehen nga një përkthyes zyrtar i certifikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
    • përkthimi duhet ta ketë vulën ApostilleMinistrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Listat zyrtare të përkthyesve/interpretëve të certifikuar:

Dokumenti dhe përkthimi i tij, pasi të pajisen me vulën Apostille, mund të paraqiten drejtpërdrejt në Itali, pa pasur nevojë për procedura të tjera konsullore.

Përkthimi mund të bëhet dhe të vërtetohet edhe në Itali, në gjykatë ose te noteri.