Njohja e diplomës
Titujt e huaj të studimit nuk njihen automatikisht në Itali.
Shtetasit e huaj që interesohen për njohjen e titullit (“equipollenza”) të fituar në Kosovë mund të paraqesin kërkesë pranë autoriteteve kompetente në Itali (Ministri, Universitete).
Deklarata e vlefshmërisë
“Deklarata e Vlefshmërisë” është dokument që vërteton vlerën e një titulli studimi apo profesional të përfunduar në një sistem arsimor të ndryshëm nga ai italian. Ky dokument hartohet në gjuhën italiane dhe lëshohet nga përfaqësitë diplomatike italiane jashtë vendit (Ambasada/Konsullata), sipas kompetencës territoriale.
Kriteret për të kërkuar deklaratën e vlefshmërisë
Deklarata e Vlefshmërisë duhet kërkuar pranë Sportelit të kësaj Zyre Konsullore, drejtpërdrejt nga i interesuari, pasi të ketë caktuar terminin OnLine.
Kërkesa e Deklaratës së Vlefshmërisë parashikon dokumentet në vijim:
1. Kërkesën e plotësuar, bashkë me fotokopjen e një dokumenti identifikimi të vlefshëm, të personit të interesuar (pasaportë/letërnjoftim). Nëse i interesuari nuk është i pranishëm në territorin e Kosovës dhe nuk mund të paraqitet personalisht në sportel, duhet të plotësojë vetë kërkesën e mësipërme në çdo pjesë duke shënuar të dhënat e plota dhe numrin e telefonit të personit që mund të dorëzojë/tërheqë dokumentacionin e tij/saj. Në këtë rast, ju lutemi të bashkëngjitni fotokopjen e një dokumenti identifikimi të personit të autorizuar (pasaportë/letërnjoftim). Kërkesa origjinale, duhet t’i dërgohet personit të autorizuar për t’u paraqitur në sportel.
2. Titulli i studimit për të cilin kërkohet Deklarat e Vlefshmërisë:
a. diplomë origjinale e shkollës së mesme me vulë “apostille”
b. diplomë origjinale Universitare me vulë “apostille”
Kujdes: – përkthimet e dokumentacionit të mësipërm duhet të kryhen nga një prej përkthyesve të njohur nga kjo Ambasadë.
Dokumentacioni duhet shoqëruar me një fotokopje të plotë të të gjithë materialit që duhet dorëzuar, përfshirë faqet e vulosura. Fotokopjet duhet të jenë të lexueshme dhe në përputhje të plotë me të gjithë dokumentacionin e dorëzuar.
Në rast se Deklarata e Vlefshmërisë kërkohet për arsye studimi:
a. vazhdim studimesh shkollore e universitare;
b. regjistrim në universitetet italiane;
dokumentacioni duhet të përbëhet nga dokumente që vërtetojnë këtë arsye, regjistrim me kusht në institucionin shkollor/universitar; regjistrim/faturë pagese për regjistrim dhe/ose kësti i parë, në mënyrë që të lëshohet falas.
Në rastet kur deklarata e vlefshmërisë kërkohet për arsye të paspecifikuara, lëshimi i saj bëhet me pagesë sipas detyrimeve konsullore.
Për lëshimin e deklaratës së vlefshmërisë, Ambasada e Italisë mund të shfrytëzojë 60 ditët e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky afat do të pezullohet nëse kjo Zyrë e sheh të nevojshme të kryejë verifikime pranë autoriteteve vendore kompetente. Kërkuesi do të njoftohet për këtë pezullim.