PAGESA JASHTË SHTETIT E PENSIONEVE INPS
Për pagesën e pensioneve (mbi 411 mijë) për përfituesit që banojnë jashtë shtetit (në 131 vende), INPS përdor një institucion financiar të përzgjedhur përmes një tenderi publik, i cili vazhdohet çdo tre vjet. Banka e ngarkuar me këtë shërbim bashkëpunon me institucione bankare korrespondente në rajone të ndryshme.
Pensionet u paguhen banorëve jashtë shtetit çdo muaj. Pensionet që kanë një shumë më të ulët se kufiri i përcaktuar me ligj paguhen çdo gjashtë muaj, ashtu si për pensionistët në Itali. Pagesa e pensioneve bëhet zakonisht me transfer në llogarinë bankare të pensionistit.
Banka e caktuar për kryerjen e pagesave ka detyrën të verifikojë çdo vit ekzistencën në jetë, adresën dhe vendbanimin e pensionistit.
Nga shkurti 2012, pagesa e pensioneve jashtë shtetit i është besuar Citibank.
Procedura e përcaktuar midis INPS dhe Citibank për vërtetimin e ekzistencës në jetë parashikon që pensionisti të plotësojë një “Formular të Certifikimit të Ekzistencës në Jetë”, të cilin e ka marrë nga banka në adresën e tij të banimit. Pensionisti duhet ta firmosë formularin dhe të bëjë vërtetimin e nënshkrimit nga Zyra Konsullore ose nga një zyrtar publik i njohur sipas legjislacionit të vendit të tij të banimit. Më pas, formulari duhet t’i dërgohet bankës.
Në faqen e internetit www.inps.citi.com mund të gjenden të gjitha informacionet e nevojshme, duke përfshirë një listë të Zyrtarëve Publikë të autorizuar për të vërtetuar Certifikatën e Ekzistencës në Jetë në secilin vend apo rajon gjeografik, si dhe kontaktet telefonike dhe email për ndihmë, ku të interesuarit mund të drejtohen drejtpërdrejt.
MARRËVESHJE DYPALËSHE ME KOSOVËN
Për momentin, nuk ka marrëveshje dypalëshe mes dy vendeve lidhur me çështjet e mësipërme.