Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasadori Orlando takoi Ministrin e Jashtëm në detyrë Pacolli

Ambasadori, Nicola Orlando pati sot një takim njohës me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm në detyrë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Italisë dhe Kosovës dhe u ra dakord për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare. Ministri Pacolli gjithashtu shprehu mirënjohje për partneritetin e zhvilluar dhe për kontributin e Italisë në procesin e integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës.