Duke filluar nga 3 gushti 2026, letërnjoftimi në format letër nuk do të jetë më i vlefshëm për udhëtim jashtë shtetit, pavarësisht datës së skadimit të shënuar në pjesën e pasme të tij.
Nga ajo datë, i vetmi dokument i vlefshëm për udhëtim jashtë shtetit do të Letërnjoftim Elektronik (CIE).
Kontaktoni Konsullatën më të afërt për t’u informuar mbi procedurën e pajisjes me Letërnjoftim Elektronik (CIE): https://www.esteri.it/it/ministero/struttura/laretediplomatica/
Që nga 1 qershori, shtetasit italianë me vendbanim jashtë Italisë, të regjistruar në regjistrin AIRE, mund të aplikojnë për Kartën Elektronike të Identitetit (CIE) edhe pranë çdo komune në Itali, në përputhje me Ligjin nr. 11, datë 19 janar 2026.
Për shtetasit 70 vjeç e lart, Letërnjoftimi Elektronik (CIE), i lëshuar duke filluar nga data 30 korrik 2026, ka vlefshmëri të pakufizuar.