Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Intervenimi i Ambasadorit Sardi në festimin për 4 nëntorin, Ditën e Bashkimit Kombëtar dhe Forcave të Armatosura

Në bazën “Film City” në Prishtinë, pranë Italian National Support Element (ITA-NSE), Ambasadori, Piero Cristoforo Sardi dhe Komandanti i KFOR-it, Gjen. D. Giovanni Fungo morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit për të përkujtuar 4 nëntorin, Ditën e Bashkimit Kombëtar dhe Ditën e Forcave të Armatosura.

Ambasadori Sardi, në fjalën e tij, theksoi “në këtë Ditë të Forcave të Armatosura do të doja të kujtoj përkushtimin dhe sakrificën e bërë gjithmonë nga ushtarët italianë dhe në veçanti këtu Kosovë ku garantoni sigurinë e rajonit” dhe e përmbylli më “si përfaqësues të Italisë, me veprimet tuaja kontriboni jo vetëm në rrugën paqësore të Kosovës drejt Evropës, por edhe në mbajtjen lartë të nderit dhe respektit të vendit tonë”.

Komandanti i KFOR-it Gjen. D. Giovanni Fungo, theksoi rëndësinë e pranisë së ushtarëve italianë në Kosovë, që dëshmon nevojën për të projektuar jashtë vendit vlerat e kombit tonë që karakterizojnë historinë dhe kulturën tonë.