Ambasadori Sardi u takua me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh edhe në sektorin e kulturës.
Ministri Shala informoi Ambasadorin për dëshirën e palës kosovare të arritjes së një Marrëveshjeje bashkëpunimi kulturor me Italinë, si një hap shumë i rëndësishëm për të zhvilluar më tej marrëdhëniet kulturore. Edhe Ambasadori Sardi u pajtua me mundësinë e shtrirjes së marrëdhënieve dypalëshe mes institucioneve kompetente kulturore të dy vendeve tona.