Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasadori Sardi takon Ministrin e Integrimit Evropian të Kosovës

Ministri i Integrimit Evropian i Republikës së Kosovës, z. Bekim Çollaku priti në një takim Ambasadorin Sardi, ku u bisedua për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila u konfirmua edhe në Samitin e Parisit, të mbajtur më 4 korrik.

Ambasadori Sardi konfirmoi gatishmërinë e Italisë për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe praninë italiane në Kosovë.