Ambasada italiane në Prishtinë ishte nikoqire e konferencës prezantuese të rajonit italian të Friuli Venezia Giulia dhe Finest S.P.A., Shoqëri e Financiare për ndërkombëtarizimin e kompanive të pjesës Veri – Lindore të Italisë. Takimi kishte për qëllim krijimin kushte të favorshme për një përfshirje më të madhe të kompanive friuliane në vend.
Në konferencë ishin të pranishëm Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci, Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Prishtinë, Ruud Vermeulen dhe shumë personalitete të tjera të qeverisë dhe të komunitetit të biznesit vendor.
Pas hapjes së konferencës nga ana e Ambasadorit, Andreas Ferrarese, i cili përshëndeti të pranishmit, fjalën e mori Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, pastaj Presidenti i Këshillit Rajonal të Friuli Venezia Giulia, Franco Iacop dhe Kryetari i Finest, Mauro Savio.