Sot Ambasadori italian në Prishtinë,z. Andreas Ferrarese, i dorëzoi Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, një numër aparaturash për analiza, të teknologjisë së fundit, në kuadër të Projektit të Koperacionit Italian “Mbështetje e Sistemit Shëndetësor të Kosovës.”
“Kapitali mjekësor në Kosovë është i konsiderueshëm, për fat të keq ka mungesë të infrastrukturës dhe aparaturave. Koperacioni Italian është duke mbështetur përmirësimin e sistemit shëndetësor përmes këtyre iniciativave” ka thënë Ambasadori, Andreas Ferrarese.
Aparaturat e dhuruara do të përdoren në Spitalin e Prishtinës dhe atë Prizrenit.