Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Konferencë “Muzika një urë në mes popujsh 2016”

Në sallën multifunksionale të Ambasadës Italiane në Prishtinë sot u mbajt aktiviteti përmbyllës i “Javës së Gjuhës Italiane në Botë – Edicioni XV”.

Ambasada e Italisë organizoi konferencën “Muzika një urë në mes popujsh 2016”, në bashkëpunim me shoqatën IPSIA dhe shkollat e muzikës së Forlì në Itali dhe Prizrenit në Kosovë.

Projekti ka filluar në vitin 2013 duke u mundësuar artistëve të rinj venor dhe italiane mbajtjen e kurseve në Kosovë dhe Itali, nën drejtimin e profesorëve italianë.

Vitin e ardhshëm, projekti pritet të marrë një dimension rajonal.

Në këtë ngjarje të drejtuar nga Sekretari i Parë i Ambasadës së Italisë në Kosovë, z. Salvatore Marinò, ndër të tjerë, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Dita përfundoi me një interpetim të këndshëm të studentëve që marrin pjesë në projektin e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.