Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kurse falas të gjuhës italiane në UP: regjistrimet e hapura për semestrin dimëror 2025-26

GettyImages-1155589887

15 shator rifillojnë kurset e italishtes në Qendrën e Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës, të hapura edhe për ata që nuk janë studentë.

Pasi të regjistrohen, kërkohet ndjekje e rregullt e kurseve. Falë mbështetjes së Ambasadës së Italisë në Prishtinë, pjesëmarrja në kurse është falas. Megjithatë, kërkohet një tarifë regjistrimi prej 5 Eurosh për semestër.

Kurset, prej dy orësh në javë, do të mbahen sipas orarit të mëposhtëm:

  • Fillestarë (preA1) – e hënë, 16:30–18:30
  • Fillestarë me njohuri bazë (A1) – e martë, 16:30–18:30
  • Elementar (A2) – e mërkurë, 17:30–19:30
  • Të avancuar (B2/C1) – e enjte, 17:00–19:00

Për ata që regjistrohen për herë të parë: të hënën, më 15 shtator, nga ora 16:30 – 17:30, në Qendrën e Gjuhëve (ndërtesa e Filologjisë, UP, kati përdhes, pranë sekretarisë së Matematikës) do të mbahet një takim informues për të prezantuar kurset, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të ndihmuar në përzgjedhjen e kursit më të përshtatshëm.

Për personat që kanë ndjekur më parë kurset: do të merrni informacionet për regjistrim me email.
Shënim: Në rast se ka pararegjistrime më shumë se kapaciteti, përparësi përparësi do t’u jepet:

  1. atyre që kanë ndjekur kurset e mëhershme;
  2. atyre që semestrin e kaluar ishin në listën e pritjes;
  3. atyre që morën pjesë në takimin informues më 15 shtator.