‘Università per Stranieri di Perugia’, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë, ofron nga viti akademik 2023/2024 deri në 3 bursa afatgjata për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të regjistrohen dhe ndjekin ligjeratat në prani fizike, me synimin për të marrë një diplomë Bachelor ose Master. Ligjeratat mbahen në gjuhën italiane, ndaj kërkohet njohja e kësaj gjuhe në nivelin B2 ose më lart. Lista e drejtimeve aktive mund të shikohet në këtë link: https://www.unistrapg.it/it/studiare-in-un-ateneo-internazionale/corsi-di-laurea-e-laurea-magistrale
Aplikimet duhet të dorëzohen deri të martën, 23 maj 2023. Pas kësaj date, ‘Università per Stranieri di Perugia’ do të vazhdojë me një përzgjedhje fillestare bazuar në dokumentacionin e paraqitur. Një numër i vogël i kandidatëve të parazgjedhur më pas do të thirren në selinë e Ambasadës së Italisë në Prishtinë në prani të përfaqësuesve të ‘Università per Stranieri di Perugia’, për një intervistë motivuese në gjuhën italiane, ku do të vlerësohen aftësitë e duhura gjuhësore. Në fund të intervistave, në faqen e internetit të Universitetit do të publikohet një listë e renditjes së kandidatëve të kualifikuar, e plotësuar me pikët e tyre.
Për kriteret e aplikimit tuaj dhe detajet mbi shumën e bursave, shih dokumentin në bashkangjitje.