Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Teatri La Scala në Milano: bursa studimi për Akademinë e Arteve Performuese. Aplikimet deri më 19 maj

Akademia e Arteve dhe Arteve Performuese e Teatrit La Scala në Milano, në kuadër të një marrëveshjeje me Ministrinë e Jashtme të Italisë, ofron bursa studimi për studentët ndërkombëtarë që duan të ndjekin “Kursin e përsosjes në këndim lirik”.

Për periudhën dyvjeçare 2023-2025, ofrohen deri në 10 bursa studimi, për të cilat, njoftimi përkatës i përgatitur nga Akademia është publikuar më poshtë. Këto bursa do të jepen për vitin akademik 2023-2024 (duke filluar nga 01 janar – 30 shtator 2024) dhe pas verifikimit të kushteve të kërkuara, mund të vazhdohen për vitin akademik pasues 2024-2025 (duke filluar nga 01 janar – 30 shtator 2025).

Shuma mujore është prej 900.00 Euro. Bursistët e kursit të përsosjes në këndim lirik duhet të bëjnë sigurimin shëndetësor dhe ndaj aksidenteve.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 19 maj 2023.