Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Rifillojnë kurset falas të gjuhës italiane në Universitetin e Prishtinës

ok

19 shkurt 2026 rifillojnë kurset e gjuhës italianeQendrën e GjuhëveUniversitetit të Prishtinës, të hapura edhe për persona që nuk janë pjesë e universitetit. Nga pjesëmarrësit kërkohet ndjekje e rregullt dhe angazhim i vazhdueshëm në studimin individual.

Falë mbështetjes së Ambasadës së Italisë në Prishtinë, kurset ofrohen falas, me përjashtim të një tarife regjistrimi prej 5 euro për semestër. Edhe në këtë rast, kërkohet ndjekje e rregullt e mësimit dhe përkushtim në punën në shtëpi.

Kurset zhvillohen me dy orë në javë, sipas këtij orari:

  • Fillestarë absolutë (pre-A1): orari do të përcaktohet gjatë takimit të 25 shkurtit
  • Fillestarë me njohuri bazë të mira (A1): e hënë nga ora 16:30 – 18:30, ose
    e martë nga ora 14:00 – 16:00
  • Nivel elementar (A2): e martë nga ora 16:30 – 18:30
  • Nivel i avancuar (B2–C1): e enjte nga ora 17:00 – 19:00

Për ata që regjistrohen për herë të parë, të martën, më 25 shkurt, nga ora 16:30 – 17:30, do të mbahet një takim informues në ambientet e Qendrës së Gjuhëve (ndërtesa e Filologjikut e UP-së, kati përdhes, afër sekretarisë së Matematikës) kushtuar prezantimit të kurseve, pyetjeve të pjesëmarrësve dhe përcaktimit të nivelit më të përshtatshëm..

Ata që i kanë ndjekur më parë këto kurse do të marrin informatat për regjistrim përmes e-mailit.

Vëmendje: nëse numri i regjistrimeve tejkalon vendet e disponueshme, përparësi do t’u jepet:

  • atyre që i kanë ndjekur kurset në vitet e mëparshme;
  • atyre që kanë qenë në listë pritjeje semestrin e kaluar;
  • atyre që kanë marrë pjesë në takimin e 25 shkurtit.