Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar ofron bursa studimi për studentë të huaj dhe italianë me banim jashtë vendit (IRE) për vitin akademik 2026-2027. Këto bursa synojnë të nxisin bashkëpunimin në fushën kulturore, shkencore dhe teknologjike, të fuqizojnë praninë e sistemit ekonomik italian në botë, si dhe të promovojnë njohjen e gjuhës dhe kulturës italiane (sipas Ligjit nr. 288/1955 dhe ndryshimeve e plotësimeve të mëvonshme).
Bursa mbulon vetëm ndjekjen e studimeve në territorin italian.
Thirrja dhe lista e shteteve përfituese (përfshirë Kosovën) gjenden në faqen: https://studyinitaly.esteri.it/ListaBandi.
Kandidatët mund të aplikojnë vetëm përmes portalit Study in Italy.
Aplikimet online duhet të dorëzohen patjetër brenda orës 14:00 (ora italiane) të datës 26 mars 2026.