E ke pasion kuzhinën? Kjo mundësi është për ty!
Ambasada e Italisë, në bashkëpunim me ALMA – Shkollën e Arteve Kulinarike Italiane dhe me mbështetjen e Frigo Deluxe, organizon një konkurs për të gjithë ata që kanë pasion kuzhinën italiane dhe duan të dëshmojnë talentin e tyre.
Fituesi do të përfitojë një bursë të plotë studimi, të financuar nga Ambasada e Italisë, për të ndjekur një kurs në ALMA, në Itali.
Thirrja për aplikime publikohet së shpejti!
Na ndiqni në rrjetet tona sociale për të mësuar më shumë rreth konkursit dhe mënyrës së aplikimit.