Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookies.

Radio Televizioni i Kosovës flet italisht: transmetohen filma dhe seriale televizive të prodhuara nga RAI

6

Dy seriale, katër filma dhe gjashtë dokumentarë të prodhuar nga Radio Televizioni Italian (RAI) do të transmetohen vitin e ardhshëm në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në gjuhën origjinale dhe me titra në gjuhët vendase. Kjo është në bazë të një projekti të veçantë të promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar Italian (Drejtoria e Përgjithshme për Diplomacinë Publike dhe Kulturore) në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë, Institutin Italian të Kulturës së Tiranës (kompetent edhe për Kosovën) dhe RAICom, filial i Rai Group i cili promovon dhe shpërndan të drejtat e përmbajtjes RAI në Itali dhe në mbarë botën.

“Paketa” përfshin prodhime cilësore të prodhuara së fundmi duke përfshirë serialet televizive “Cuori” dhe “Mina Settembre”, filmat “Hija e ditës”, “E drejta e lumturisë”, “Tina Anselmi”, “Carosello Carosone” dhe dokumentarët “Sergio Marchionne”, “Enzo Ferrari”,  “Fellini. Io sono un clown – Fellini. Unë jam një kloun”, “Infinito. L’universo di Luigi Ghirri – Pafundësi. Universi i Luigi Ghirrit, “Ezio Bosso” dhe “Lion’s Share”. Programet do të transmetohen në prime time ose në orare me shikueshmëri të lartë, me titra në shqip (RTK1) dhe serbisht (RTK2).

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë sot në Prishtinë, në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës, në prani Kryeministrit, Albin Kurti, Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, Ambasadorit italian, Antonello De Riu dhe Drejtorit të IIK-së në Tiranë, Alessandro Ruggera, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Kulturës të Kosovës. Në ditët në vijim do të nënshkruhet një kontratë pasqyre mes RTK-së dhe RAICom.

“Kemi të bëjmë me një projekt të rëndësië strategjike, përmes të cilit sjellim publikun kosovar më afër gjuhës dhe kulturës italiane, përmes prodhimeve argëtuese të nivelit të lartë të garantuar nga marka RAI. Një nismë që nënkupton edhe një mesazh politik, siç dëshmon fokusi në dy gjuhët zyrtare të vendit, ku përësri Italia  bëhet një urë mes komuniteteve të Kosovës, të cilat dëshirojmë të jetojnë së bashku në paqe dhe të integruara”, shpjegojnë ambasadori De Riu dhe drejtori Ruggera.

“I jemi jashtëzakonisht mirënjohës Ambasadës dhe Institutit të Kulturës për këtë projekt, me të cilin Italia konfirmon mbështetjen e saj për Televizionin publik të Kosovës, një TV që synon të flasë me të gjithë pa dallim. Në Kosovë ka shumë kërkesë për Italinë dhe përmes produksioneve që kemi përzgjedhur si ato për Enzo Ferrari, Federico Fellini, Renato Carosone apo tetëdhjetëvjetori e Festivalit të Filmit në Venecia, jam i bindur se interesi do të rritet edhe më shumë”, theksoi drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ahmetxhekaj.

Prodhimet kryesore të “ciklit italian” që do të transmetohet në RTK në vitin 2024 janë dy serialet televizive”Cuori” dhe ” Mina Settembre“, të dyja të prodhuara në vitin 2021, episodet e të cilave janë parë në Itali nga miliona shikues. Në serinë e parë, historia zhvillohet në Torino në fund të viteve gjashtëdhjetë, ku mes punës dhe ndjenjave shpesh kontradiktore, një grup kardiologësh përpiqen të revolucionarizojnë mjekësinë duke eksperimentuar me teknika të reja për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundur. Seriali i dytë televiziv, i bazuar lirshëm në tregimet e shkrimtarit Maurizio De Giovanni, fokusohet në një asistente sociale (Mina) e cila punon në një qendër këshillimi familjar në qendrën historike të Napolit, e ndarë mes kërkimit të vazhdueshëm për një zgjidhje të problemeve të të tjerëve dhe një jetë dashurie disi e pasigurt.

….

RTK pomalo govori italijanski: Na programu filmovi i TV serije u produkciji RAI-ja

Dve TV serije, četiri filma i šest dokumentarnih filmova u produkciji Radio Televisione Italiana (RAI) će biti emitovani sledeće godine na Radio-televiziji Kosova (RTK), na izvornom italijanskom jeziku s titlovima na dva službena jezika Kosova. To se događa zahvaljujući posebnom projektu koji promoviše Glavna uprava za javnu i kulturnu diplomatiju italijanskog Ministarstva spoljnih poslova i međunarodne saradnje (MAECI), u saradnji sa ambasadom Italije u Prištini, Italijanskim institutom za kulturu u Tirani, koji je takođe odgovoran za Kosovo, i RAICom ispostavom RAI grupe za promociju i distribuciju prava RAI-a sadržaja u Italiji i širom sveta.

“Paket” uključuje kvalitetne, novije produkcije kao TV serije “Cuori – Srca” i “Mina Settembre”, filmove “L’ombra del giorno – Sena dana”, “Il Diritto alla Felicità – Pravo na sreću ”, “Tina Anselmi”, “Carosello Carosone”, kao i dokumentarne filmove “Sergio Marchionne”, “Enzo Ferrari”, “Fellini – Io sono un clown – Ja sam klaun”, “Infinito. L’Universo di Luigi Ghirri – Beskonačno. Svemir Luigija Ghirrija”, “Ezio Bosso” i “Lavlji udio”. Filmovi i serije će biti emitovani u udarnom terminu ili u vreme velike gledanosti, istovremeno na RTK 1, sa titlovima na albanskom, i na RTK 2, sa srpskim titlovima.

Danas u Prištini, u sedištu RTK-a, premijer Albin Kurti, generalni direktor RTK-a Shkumbin Ahmetxhekaj, italijanski ambasador Antonello De Riu, i direktor italijanskog instituta za kulturu u Tirani Alessandro Ruggera, kao i predstavnici MSP i Ministarstva Kulture, Omladine i Sporta su potpisali sporazum. Sličan sporazum će biti potpisan između RTK i RAICom u narednim danima. “Ovo je strateški projekat. Kroz kvalitetne proizvode RAI-a želimo približiti kosovsku javnost italijanskom jeziku i kulturi. Ova inicijativa takođe podrazumeva političku poruku, kao što je prikazano fokusom na dva službena jezika Kosova. Italija je ponovo most između zajednica na Kosovu, za koje želimo da koegzistiraju integrisani i u miru”, objasnili su ambasador De Riu i direktor Ruggera.

“Duboko smo zahvalni Ambasadi i italijanskom institutu za kulturu na ovom projektu, kojim Italija potvrđuje svoju podršku RTK-u, televiziji koja namerava razgovarati sa svima, bez razlike. Postoji velika potražnja za Italijom na Kosovu i, kroz produkcije koje smo odabrali, poput onih o Enzu Ferariju, Federicu Feliniju, Renatu Carosoneu ili obeležavanje 80. godišnjice Venecijanskog filmskog festivala, uveren sam da će se interes još više povećati” dodo je generalni direktor RTK-a Ahmetdžekaj.

Glavne produkcije “Italijanskog ciklusa”, koji će se emitovati na RTK 2024. godine, su dve TV serije “Cuori – Srca” i “Mina Settembre”, obe kreirane 2021. godine, čije su epizode pratili milioni gledalaca u Italiji. U prvoj seriji, priča se odvija u Torinu kasnih 1960-ih, gde grupa kardiologa nastoji promeniti medicinu eksperimentišući s novim tehnikama, kako bi spasili što više života. Druga TV serija, bazirana na pričama pisca Maurizia De Giovanija, usredsređena je na socijalnu radnicu Minu, zaposlenu u centru za socijalni rad u centru Napulja i podeljenu između stalne potrage za rešenjima tuđih problema i svog prilično nesigurnog ljubavnog života.