Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Bursat studimi të ofruara nga Qeveria italiane për studentët e huaj dhe italianë që banojnë jashtë vendit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron bursa studimi për studentët e huaj dhe italianë me banim jashtë vendit (IRE) për Vitin Akademik 2025-2026, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit në fushën kulturore, shkencore dhe teknologjike, projeksionin e sistemit ekonomik të Italisë në botë dhe përhapjen e njohurive të gjuhës dhe kulturës italiane (Ref. Ligji 288/55 dhe ndryshimet dhe modifikimet e mëvonshme).

Bursa mbulon vetëm ndjekjen e studimeve në territorin italian.

Thirrja dhe lista e shteteve përfituese (përfshirë Kosovën) gjenden në faqen e mëposhtme: https://studyinitaly.esteri.it/ListaBandi.

Kandidatët mund të aplikojnë vetëm përmes portalit Study in Italy.

Aplikimet online duhet të dorëzohen patjetër deri më 16 maj 2025, në orën 14:00 (sipas orës italiane).

______

Përditësuar

(Publikuar më 24.04.2025. Përditësuar më  18.07.2025)