Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Nga Ambasada

Futni parametrat e kërkimit tuaj
Reset
2 March 2020
Epidemia nga COVID-19 (Coronavirus): udhëzime nga autoritetet kosovare dhe italiane

Të gjithë ata që kanë për qëllim të udhëtojnë jashtë vendit, pavarësisht nga destinacioni dhe arsyet e udhëtimit, duhet të kenë parasysh se çdo lëvizje, në këtë periudhë, mund të përbëjë një rrezik për shëndetin.Prandaj rekomandohet që të planifikohet me kujdes çdo aspekt i udhëtimit, duke menduar gjithashtu mundësinë e kalimit të një periudhe shtesë […]

Lexo më shumë
31 January 2020
KODI I RI KOMUNITAR I VIZAVE – TË REJAT KRYESORE

Informojmë të gjihtë qytetarët e huaj që dëshirojnë të aplikojnë për vizë se, sipas Rregullores së re të Bashkimit Evropian për vizat (1155/2019), tarifa konsullore e aplikimit për vizë Shengen, duke filluar nga data 2 shkurt 2020 do të rritet nga 60 € në 80 € dhe nga 35€ në 40 € (për aplikantët e […]

Lexo më shumë
24 January 2020
Ambasadori Orlando takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës

Sot, në Komunën e Prishtinës, Ambasadori Nicola Orlando u prit nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. Kryetari i Komunës i uroi mirëseardhjen Ambasadorit dhe e informoi për prioritetet, sfidat, rezultatet dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte me interes të përbashkët. Ambasadori Orlando, duke falënderuar kryetarin Ahmeti, e përgëzoi për gjallërinë e Prishtinës dhe konfirmoi qëllimin […]

Lexo më shumë
24 January 2020
Ambasadori Nicola Orlando takoi Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti

Ambasadori, Nicola Orlando takoi sot Kryetarin e Vetëvendosjes dhe Kryeministrin e mandatuar të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Gjatë takimit, Kurti uroi Ambasadorin Orlando për detyrën e re, si dhe e njoftoi për situatën aktuale politike dhe përpjekjet për krijimin qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Nga ana e tij, Ambasadori Orlando konfirmoi mbështetjen […]

Lexo më shumë
22 January 2020
Ambasadori Orlando takoi Ministrin e Jashtëm në detyrë Pacolli

Ambasadori, Nicola Orlando pati sot një takim njohës me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm në detyrë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Italisë dhe Kosovës dhe u ra dakord për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare. Ministri Pacolli gjithashtu shprehu mirënjohje […]

Lexo më shumë
20 January 2020
Ambasadori Nicola Orlando takoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca

Sot, Ambasadori Nicola Orlando u takua me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në një takim miqësor njohës, Ambasadori uroi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për zgjedhjen e tij. Gjatë takimit u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis dy Vendeve dhe mbështetja e Italisë për institucionet demokratike të Kosovës.

Lexo më shumë
17 January 2020
Ambasadori Nicola Orlando i paraqet letrat kredenciale Presidentit të Republikës Hashim Thaçi

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, i paraqiti sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi i uroi mirëseardhje Ambasadorit dhe e përgëzoi për detyren e re, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. “Italia është një partner strategjik për ne dhe duam të […]

Lexo më shumë
25 November 2019
25 nëntori: Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave

Italia rikonfirmon angazhimin e saj të vendosur për luftimin e të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave, që vazhdon të jetë një pengesë serioze dhe e papranueshme në gëzimin e të drejtave të grave dhe realizimin e plotë personal. Një angazhim themelor i veprimit të politikës së jashtme të Vendit tonë, të cilin […]

Lexo më shumë
18 November 2019
EMERGJENCA E RRITJES SË UJIT NË VENECIA

Pas valës së jashtëzakonshme që goditi qytetin e Venecias, rrjeti diplomatik italian ka vendosur të mbështesë nismat e solidaritetit të ndërmarra në mbështetje të Qytetit dhe trashëgimisë së tij artistike e kulturore. Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në këtë fushatë solidariteti, mund të kontribuojë përmes nismës “Kontribut për emergjenës e rritjes së ujit” promovuar […]

Lexo më shumë
24 September 2019
DEKLARATË E KRYESUESVE TË MISIONIT TË BE-SË NË KOSOVË PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE TË 6 TETORIT 2019

Pas ftesës së Presidentit Hashim Thaçi, një Mision i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) erdhi për t’i vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019. Zgjedhjet janë një prej komponentëve themelorë të demokracisë. Ato janë një mundësi për popullin e Kosovës për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe […]

Lexo më shumë