- Çfarë është?
- Për çfarë shërben?
- Si paraqitet kërkesa?
1. Çfarë është?
Kodi fiskal është kodi alfanumerik i lëshuar nga Agenzia delle Entrate (Administrata Tatimore Italiane) për të identifikuar shtetasin (italian ose të huaj) në marrëdhëniet me administratat publike, subjektet private dhe entet italiane.
Për personat fizikë, kodi fiskal përcaktohet mbi bazën e të dhënave anagrafike.
Çdo përmbushje administrative (pagesë taksash, tatimesh, tarifash etj.) ose veprim juridiko-kontraktuese (pranim trashëgimie, kontrata me subjekte publike apo private, kërkesa për financime, sponsorizime, qira ose dhënie në përdorim të pasurisë së paluajtshme etj.) kërkon detyrimisht shënimin e kodit fiskal të subjektit që e kryen atë.
2.Për çfarë shërben?
Çdo përmbushje administrative (pagesë taksash, tatimesh, tarifash etj.) ose veprim juridiko-kontraktuese (pranim trashëgimie, kontrata me subjekte publike apo private, kërkesa për financime, sponsorizime, qira ose dhënie në përdorim të pasurisë së paluajtshme etj.) kërkon shënimin e kodit fiskal të subjektit përkatës.
3.Si paraqitet kërkesa?
Shtetasit italianë me vendbanim jashtë shtetit mund të kërkojnë kodin fiskal përmes Zyrës Konsullore, si dhe drejtpërdrejt pranë zyrave të Agenzia delle Entrate në territorin italian, në përputhje me nenin 1 të Dekretit Zbatues Ministror të 17 majit 2001, nr. 281, duke marrë parasysh shtrirjen e gjerë territoriale të zyrave të administratës tatimore në Itali.
Shtetasit e huaj që nuk janë rezidentë në Itali mund të autorizojnë posaçërisht një person për të paraqitur formularin e kërkesës për Kodin Fiskal drejtpërdrejt pranë zyrave të Agenzia delle Entrate në territorin italian.
SHTETAS TË HUAJ JO REZIDENTË NË ITALI
Shtetasit e huaj mund të kërkojnë kodin fiskal në mënyrat e mëposhtme:
– përmes Zyrës Konsullore italiane kompetente për vendbanimin.
Kërkesa për kod fiskal, duke plotësuar formularin përkatës, duhet të paraqitet së bashku me kopjen e një dokumenti identiteti dhe me shpjegimin e arsyes së kërkesës.
– përmes një prokure të posaçme, me të cilën autorizohet një person për të paraqitur formularin e kërkesës për kod fiskal drejtpërdrejt pranë zyrave të Agenzia delle Entrate në territorin italian, në përputhje me nenin 1 të Dekretit Zbatues Ministror të 17 majit 2001, nr. 281.
Adresat e zyrave të Agenzia delle Entrate gjenden në faqen zyrtare:
www.agenziaentrate.it
Për legalizimin e dokumenteve të huaja: legalizimi i dokumenteve – Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar
– drejtpërdrejt pranë zyrave të Agenzia delle Entrate në territorin italian, pasi të kenë hyrë në vend.
Për më shumë informacion rekomandohet konsultimi Mini Guidës për kodin fiskal për të huaj të Agenzia delle Entrate, e disponueshme në disa gjuhë në web faqe.
Në veçanti:
Shtetasit e vendeve të BE-së që synojnë të qëndrojnë në Itali mund të kërkojnë kodin fiskal duke paraqitur formularin AA4/8 pranë një Zyre Territoriale të Agenzia delle Entrate. Kërkesa duhet të jetë e arsyetuar dhe e shoqëruar me një dokument identiteti të vlefshëm (pasaportë ose kartë identiteti e vlefshme për udhëtim jashtë vendit).
Shtetasve të vendeve jashtë BE-së që synojnë të qëndrojnë në Itali, kodi fiskal u atribuohet:
– nga Sportello Unico per l’Immigrazione, pranë çdo Prefekture, kompetent për lëshimin e autorizimit të hyrjes për shtetasit e huaj që kërkojnë lejeqëndrim për punë të varur ose bashkim familjar;
– nga Questura (zyra e Policisë së Shtetit), për shtetasit e huaj që kërkojnë lloje të tjera të lejeve të qëndrimit.
Për motive studimi
Shtetasi i huaj që vjen në Itali për arsye studimi dhe që do të qëndrojë më pak se 90 ditë mund të kërkojë kodin fiskal pranë çdo zyre të Agenzia delle Entrate.