Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Italy – Land of Wonders”: një video-lojë për të zbuluar Italinë në çdo moshë

Nga data 19 korrik 2021, video-loja “Italy – Land of Wonders” mund të shkarkohet në smartphone nga App Store (pajisjet iOS) dhe Google Play Store (pajisjet Android), në modalitetin Free to Play. Kjo është video-loja e parë e krijuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga zhvilluesi italian Forge Reply, për të promovuar trashëgiminë kulturore, artistike dhe urbane italiane, veçanërisht në mesin e publikut të ri të huaj.

Video-loja, falas, mudëson zbulimin e kurioziteteve të pazakonta dhe vendeve më pak të njohura në Itali. Është një propozim me shumë nivele, pasi videoloja mund të përdoret për të kaluar kohën dhe për argëtim, si një doracak kulturor i Italisë, si një mjet për studimin gjuhësor të italishtes dhe si një udhëzues i vogël turistik për një udhëtim të pazakontë në Itali.

“Italy – Land of Wonders” është përkthyer në 10 gjuhë dhe synon të arrijë një grupmoshë midis 10 dhe 30 vjeç. Për grupmoshën 10-15 vjeç, udhëzohet veçanërisht për argëtim, për grupmoshën 16-35 është e dobishme në nivel gjuhësor dhe turistik, ndërsa për grupmoshën 35+ rekomandohet ajo kulturore, gastronomike dhe natyraliste përmbajtja.

Loja përmban grafika 3D, 100 nivele dhe 600 tekste me fotografi përkatëse.

Personazhi kryesr i i lojës është Elio, kujdestari i vjetër i farit, i cili e bën diellin të lindë mbi Itali dhe ndez farin çdo mëngjes, duke ndriçuar Italinë. Qëllimi i lojës është të rimarrë 20 shkëndija në të gjithë Italinë, një për secilin nga 20 rajonet italiane, që do të ndezin farin dhe lindin diellin.