Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Italian Screens: kinemaja italiane e sotme në Prishtinë

IS-Pristina SHQ_Instagram

Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Kinemaja e re italiane, një cikël filmash i promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe nga Drejtoria e Përgjithshme për Kinemanë dhe Audiovizualin e Ministrisë së Kulturës (DGCA-MiC), i ideuar nga Roberto Stabile, përgjegjës për ndërkombëtarizimin në Cinecittà. Kjo nismë, e nisur në vitin 2022, synon të promovojë jashtë vendit më të mirën e prodhimit aktual kinematografik italian, si edhe lehtësitë dhe nxitjet fiskale që mbështesin shpërndarjen dhe bashkëprodhimet.

Në Prishtinë do të shfaqen tre filma të ndryshëm për nga stili dhe tematika, duke i ofruar publikut një pasqyrë të freskët dhe të larmishme të Italisë së sotme: La Grazia nga Paolo Sorrentino, Un anno di scuola nga Laura Samani dhe Fuori nga Mario Martone.

Filmat do të shfaqen në Kino Armata në Prishtinë, nga 21 deri më 23 prill, në gjuhën origjinale italiane me titra në anglisht. Hyrja është e lirë.

Programi i shfaqjeve:

21 prill, ora 19:00 – La Grazia nga Paolo Sorrentino
Një portret imagjinar i një Presidenti të Republikës në përfundim të mandatit, mes dilemave etike dhe jetës private. I nominuar 13 herë për çmimet David di Donatello, me 2 nominime për European Film Awards, si dhe fitues i Kupës Volpi për interpretimin më të mirë mashkullor për Toni Servillo.

22 prill, ora 19:00 – Un anno di scuola nga Laura Samani
Trieste, viti 2007. Ardhja e një vajze në një klasë vetëm me djem prish ekuilibrat e një grupi miqsh. Një histori rritjeje dhe zgjedhjesh të vështira. Filmi është vlerësuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia me Çmimi për autore nën 40 vjeç për regji dhe skenar për Laura Samani, si dhe me çmimin “Orizzonti” për interpretimin më të mirë mashkullor për Giacomo Covi.

23 prill, ora 19:00 – Fuori nga Mario Martone
Romë, viti 1980. Pas daljes nga burgu, Goliarda Sapienza përpiqet të rindërtojë jetën e saj. Me një interpretim të shkëlqyer nga Valeria Golino, filmi sjell me ndjeshmëri dhe thellësi botën e brendshme femërore. Fitues i çmimit Nastro d’Argento (Shiriti i Argjendtë) për aktoren më të mirë protagoniste (Valeria Golino) dhe për aktoret dytësore (Matilda De Angelis dhe Elodie). Në garë për Palmën e Artë në Festivalin e Kanës dhe i nominuar për 8 çmime David di Donatello.