Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave

Ambasada Italiane në Prishtinë organizoi sot në sallën e eventeve konferencën me titull “Konferenca Gjinore” në mbështetje të Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave në bashkëpunim Joint Regional Detachment – C të KFOR-it dhe UNDP-në.

Ambasadori italian në Prishtinë, z. Andreas Ferrarese, u fokusua në rëndësinë e rolit të grave në shoqërinë në dhe në ekonominë e Kosovës duke falendëruar bashkëpunimin më KFOR-in, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të e pranishme në vend.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe shoqërisë civile me OJQ-në “Qendra për promovimin e të drejtave të grave”.