Ambasada Italiane në Prishtinë organizoi sot konferencën “Avancimi i të drejtave të peronave me aftësi të kufizuara në Kosovë”, në kuadër të projektit të Koperacionit Italian.
“Ne gjithmonëduhet të kujtojmë se njerëzit me aftësi të kufizuara janë një resurs për komunitetin dhe jo një barrë. Programet e Kooperacionit italian mbështesin integrimin në tregun e punës dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”, ka thënë Ambasadorin italian në Prishtinë, z. Andreas Ferrarese, në fjalën e hapjes së konferencës.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare të pranishme në Kosovë.