Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Konferenca “Roli i gjyqësorit kundër krimit të organizuar – Përvoja italiane”

Ambasada Italiane në Prishtinë organizoi sot në sallën e eventeve konferencën me titull “Roli i gjyqësorit kundër krimit të organizuar – Përvoja italiane”

Konferencën e hapi Ambasadori, Andreas Ferrarese, i sili u pasua nga fjalimet e znj. Maria Giuliana Civinini, Kryetare e Seksionit Kriminal të Gjykatës së Livornos dhe z. Giusto Sciacchitano, ish prokuror shtetëror i anti-mafias. Gjatë konferencës u kujtua angazhimi i gjyqtarit, Giovanni Falcone.

Në konferencë morën pjesë, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, Zv. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Ivan Cukalovic, gjyqtarë e prokurorë kosovarë, profesorë e studentë të Fakultetit të Juridikut, si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.