Me rastin e “EXPO SUD ITALIA: të rejat e Made in Italy në Prishtinë dhe Gjakovë”, që do të organizohet nga 6 – 14 shkurt 2016, sot në sallën multimediale të Ambasadës së Italisë në Prishtinë u mbajt konferenca për shtyp e hapjes.
Konferenca e organizuar në bashkëpunim me Agjencinë ITA – Italian Trade Agency u prezantua nga Ambasadori i Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese.
Nisma “Expo Sud Italia” (EXPO Jugu i Italisë) synon hapjen mundësive të reja për kompanitë e pranishme, si dhe forcimin e partneritetit ekzistues.
Në konferencë ishin të pranishëm drejtuesit e qendrave tregtare të Prishtinës si Ciaoberto, Grand Store, Minimax, Moda Italia si dhe Nertili nga Gjakova, të cilat do të mirëpresin prodhiemt e paraqitura nga kompanitë nga Jugu i Italisë (Kalabria, Kampania, Siçilia, Pulia) në sektorët e veshjeve, stolive, artikujve shtëpiakë, mobiljeve dhe ndriçimit.