Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Konferenca “Gjendja e rinisë në një Evropë në ndryshim. Kosova dhe Trenito – një krahasim”

Sot, në Ambasadën Italiane në Prishtinë u mbajt konferenca “Gjendja e rinisë në një Evropë në ndryshim. Kosova dhe Trenito – një krahasim” e organizuar nga shoqata “Trentino con i Balcani Onlus “ si një kontakt i parë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të Universitetit të Trentos dhe atij të Prishtinës, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e aktiviteteve dhe politikave që merren me të rinjtë.

Konferencën e hapi Ambasadori, Andreas Ferrarese, i cili u përqendrua në rëndësinë e rolit të të rinjve në të ardhmen e Kosovës. Pastaj pasuan fjalimet e Prof. Carlo Buzzi – Profesor i Sociologjisë në Universitetin e Trentos, Znj. Cristiana Paladini, përfaqësuese e Rrjetit e Iter dhe Prof. Linda Gusia – Profesore e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i konferencës ishte që të flitej për të rinjtë dhe politikat rinore, për të mundësuar bashkëpunime të ardhshme që forcojnë dhe zhvillojnë më tej të lidhjen ndërmjet dy vendeve.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, profesorë, studentë si dhe përfaqësues të organizatave rinore dhe të shoqërisë civile.