Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasadori Sardi takon Kryeministrin, Isa Mustafa

Ambasadori Piero Cristoforo Sardi takoi sot kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, duke vënë theksin në bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

Temë tjetër që u diskutua gjatë takimit ishte ajo e Presidencës Italiane të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që vitin e ardhshëm të mbahet në Itali.