Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Njoftim për Fast- It

Njoftojmë bashkatdhetarët se, që nga data 1 shtator 2019 të gjitha kërkesat për regjistrim në AIRE (Regjistri i italianeve jashtë Vendit) dhe ndryshim të adresës brenda të njëjtit vend të regjistrimit konsullor do të mund të dërgohen vetëm përmes portalit FAST IT, në linkun: https://serviziconsolari.esteri.com/ScoFE/index.sco. Kërkesat e pranuara me email ose postë të zakonshme pas kësaj date, nuk do të merren parasysh.

Pas regjistrimit në portal, përdoruesi mund të hyjë në seksionin “Regjistri Konsullor dhe AIRE” dhe të zgjedh funksionin “Kërkesë për regjistrim në Regjistrin e italianëve jashtë Vendit”. Më pas duhet të plotësojë fushat e kërkuara që e udhëzojnë plotësimin e saktë dhe të plotë të kërkesës, të shtypë formularin përkatës, ta nënshkruajë atë dhe ta ngarkojë në portal së bashku me një kopje të dokumentit dhe dëshmisë së vendbanimit. Pastaj, Ambasada pasi të ketë kontrolluar dokumentacionin e prodhuar, do të dërgojë kërkesën në Komunën kompetente. Në këtë adresë mund të shikoni videon e paraqitjes së portalit.