Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Deklaratë e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë

Deklaratë e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë

BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, në respekt të plotë të kushtetutës së Kosovës dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik.