Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookies.

Java e gjuhës italiane në botë 2020

strip alb1

Çdo vit Rrjeti Diplomatik-Konsullor dhe ai i Instituteve Kulturore Italiane organizon ngjarje, takime dhe përfaqësime në më shumë se 110 Vende për të dëshmuar pasurinë e gjuhës sonë me rastin e ‘Javës së Gjuhës Italiane’, e promovuar si çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme edhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Edicioni XX titullohej “Italishtja mes fjalës dhe imazhit: grafite, ilustrime, stripa”. Ngjarjet dhe aktivitetet janë përqendruar në ato forma shprehëse që i japin vlerë gjuhës italiane përmes imazhit, me një theks të veçantë në stripa, novela grafike dhe më në përgjithësi zinxhiri botues për fëmijë dhe adoleshentë. .

Për edicionin e vitit 2020, Ambasada e Italisë në Prishtinë së bashku me Institutin Italian të Kulturës, organizuan uebinare kushtuar studentëve të italishtes dhe publikut të gjerë, për thellimin e njohurive të tyre për stripat italianë, për të thelluar njohuritë e tyre për stripat italianë, po ashut është bërë vendosja i citylight në Pejë e Gjakovë. Në Muzeun e Prishtinës, gjithashtu është planifikuar dhurimi i koleksionit “Stripat në Muze” dhe ekspozita e disa historive të ilustruara të autorëve më të rëndësishëm italianë.

Më 04 nëntor 2020, u mbajt uebinari “Diskutime për stripin italian” me pjesëmarrjen e Gani Jakupit, Stefano Casini dhe Majlinda Bregasit, kushtuar bashkëveprimit mes fjalëve dhe imazheve në stripat italianë, një nga traditat komike më të qëndrueshme dhe më jetëgjata në botë.

Në uebinarin “Muzetë, stripat, videolojrat Tre përbërës të një recete për publikun”, mbajtur më 05 nëntor, Veronica Carpita, historiane e artit dhe eksperte në muzeologjinë prezantoi dhe shfaqi para studentëve dhe publikut kosovar përdorimin e stripave dhe videolojërave në muzetë në Itali.

Në fund, në webinarin “Stripi mes artit dhe historisë”, mbajtur më 06 nëntor, karikaturisti, ilustruesi dhe autori i librave, Alberto Pagliaro bisedon me publikun kosovar për lidhjen mes stripave dhe historisë, stereotipet, ligjet racore, terrorizmin dhe tema tjera.

Për të përmbyllur nismat, më 27 nëntor me Ministren Vlora Dumoshi u përurua ekspozita “Stripat në muze” në Muzeun Kombëtar të Kosovës, me shfaqjen e 51 punimeve nga autorët më të rëndësishëm italianë.