Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Komiteti Drejtues i Projektit AICS “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor në Kosovë”

Sot, në prani të Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, Ambasadorit të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe përfaqësuesve të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, Zyra në Tiranë, u mbajt Komiteti Drejtues i Projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, financuar me mbi tre milion Euro nga Qeveria italiane.

Projekti mbështet dy fusha strategjike për shëndetin e vendit: fuqizimin e Departamentit të Kardiokirurgjisë të QKUK-së dhe luftimin ndaj rezistencës antimikrobike. Nisma përfshin furnizimin e aparaturave mjekësore për Departamentin e Kardiokirurgjisë dhe trajnimin në vend të mjekëve dhe personelit shëndetësor, të kryer nga Spitali Universitar Meyer.

Që nga viti 2015, mbi 700 operacione me zemër të hapur janë kryer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke zvogëluar listën e pritjes për këtë lloj operacioni nga disa vjet në 3 muaj dhe duke rritur nivelin e suksesit nga viti në vit. Komponenti i dytë i projektit bëri të mundur pajisjen dhe autonominë e laboratorit të mikrobiologjisë në QKUK, i përuruar në mars të këtij viti.

Komiteti Drejtues ka miratuar planin e punës për fazat e ardhshme të projektit, i cili do të përfundojë në dhjetor 2021.