Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizitë në Prishtinë e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Luigi Di Maio

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio arriti sot në Prishtinë për të përshëndetur kontingjentin Italian të misionit NATO-KFOR. Ministri, i cili ka vizituar Prishtinën edhe në shkurt të këtij viti, u mirëprit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Ambasadori Nicola Orlando dhe Komandanti i KFOR-it, Gjen. D. Franco Federici.

Gjatë vizitës, Ministri Di Maio pati një takim kortezie me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ku u diskutua për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, mbështetjen italiane për luftimin kundër Coronavirusit, zhvillimin e dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja dhe perspektiven evropiane të Kosovës dhe rajonit.

Ministri Di Maio pastaj vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, ku u prit nga Komandanti Gjen. D. Franco Federici, i cili informoi Ministrin mbi situatën e sigurisë në vend dhe mbi aktivitetet e Misionit të NATO-s. Në fund, Ministri shprehu falënderimet e tij të përzemërta për ushtaret dhe ushtarët italianë që shërbejnë në KFOR, veçanërisht gjatë pandemisë, si dhe shprehu urimet më të ngrohta për festat e fundvitit.