Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Njoftim për shitje të veturës

Ambasada e Italisë në Prishtinë shet veturën e zyrtare Mitsubishi Pajero GLX3200. Viti i prodhimit 2004, ngjyrë hiri metalike, karroceria e blinduar, motor Turbo dizel, 3200 cm3, kilometrazhi: 129.127.

Çmimi bazë është 1,750.00 Euro (njëmijeshtatëqindepesëmbëdhjetë/00). Makina do t’i shitet personit që ofron çmimin më të lartë.

Të interesuarit mund ta shikojnë veturën në oborrin e Ambasadës në Rr. Mujo Ulqinaku n. 9, duke caktuar paraprakisht takim në email-in: contabile.pristina@esteri.it.

Blerësit e mundshëm do të duhet të paraqesin ofertat e tyre në një zarf të mbyllur me mbishkrimin “Shitja e Mitsubishi Pajero”, duke i dorëzuar personalisht në Ambasadë ose me postë në adresën e Ambasadës e Italisë në Prishtinë, Rr. Mujo Ulqinaku n. 9. Ofertat duhet të dorëzohen deri në datën 25 qershor 2021, brenda orës 12.00. Si datë e dorëzimit do të konsiderohet data e protokollimit ne hyrje, që vendoset në zarf.

Zarfat do të hapen në prani të publikut në Ambasadën e Italisë në Prishtinë, në orën 15.00, më 28 qershor 2021 nga komisioni përkatës. Për të marrë pjesë në hapjen e zarfeve duhet të dërgoni email në contabile.pristina@esteri.it deri në orën 12.00 të datës 28 qershor 2021.

Rezultatet e garës do të publikohen në faqen e Ambasadës (www.ambpristina.esteri.it), më 29 qershor 2021.