Pas 6 muajsh në detyrë, koloneli Francesco Maioriello (Regjimenti i Parë i Artilerisë Malore të Taurinense) i dorëzoi drejtimin e Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) në Pejë Kolonelit, Andrea Bertazzo (Regjimenti i 185-të i Parashutistëve Artilerisë Rrufesë).
Në ceremoninë ushtarake morën pjesë Nënsekretari i Shtetit për Mbrojtjen, z. Giorgio Mulè, Komandanti i Komandës së Përbashkët Operative (COI), Gjenerali i Korpusit të Armatës, Luciano Portolano, Komandanti i KFOR-it, Gjenerali i Divizionit, Franco Federici, autoritete ushtarake, civile, përfaqësues fetarë dhe një numër i madh i kontingjenteve të ndryshme kombëtare.
Z. Giorgio Mulè shprehu vlerësimin e Ministrisë së Mbrotjejs Mbrojtjes për rezultatet e lavdërueshme të arritura nga kontingjenti Italian në përputhje të plotë me mandatin ndërkombëtar, duke theksuar delikatesën e punës së bërë nga burra dhe gra që i përkasin të gjitha Forcave të Armatosura Italiane, që vlerësohet gjithmonë nga të gjitha autoritetet, politike e ushtarake, kombëtare e ndërkombëtare, por mbi të gjitha nga institucionet dhe popullata kosovare. “Para meje shoh heronj që i kanë sjellë shkëlqim Italisë dhe kanë eksportuar vlera të tilla si liria dhe demokracia në këtë vend,” tha nënsekretari Mulè gjatë fjalës së tij.
Gjenerali Federici, duke kryesuar kalimin e flamurit të NATO-s, theksoi se si KFOR-i është misioni më i gjatë i NATO-s dhe në të njëjtën kohë përfaqëson një sukses për Aleancën, duke pasur parasysh klimën aktuale të sigurisë në të cilën mund të jetojnë komunitetet e Kosovës, duke nënvizuar sesi puna në ekip dhe kohezioni janë karakteristikat e nevojshme për t’iu përgjigjur më së miri mandatit të marrë, cilësi që ushtarët italianë kanë ditur ta shprehin në kuptimin e vërtetë të motos “As one we progress”, e krijuar për KFOR XXV.