Ka ende vende të lira në kurset e italishtes në Qendrën e Gjuhëve të Universitetit “Hasan Prishtina”, të cilat janë të hapura edhe për personat jashtë universitetit.
Kurset, nga 2 orë në javë, mbahen në oraret e mëposhtme:
- niveli A0, e hënë, ora 12:00 – 14:00 ose e mërkurë, ora 18:00 – 20:00
- niveli A2, e martë, ora 17:00 – 19:00
- niveli B2-C1, e enjte, ora 17.30 – 19.30
Falë mbështetjes së Ambasadës së Italisë në Prishtinë, kurset ofrohen falas.
Për informata: qendraegjuheve@uni-pr.edu ose raffaella.ritucci@uni-pr.edu
Qendra së Gjuhëve ndodhet në katin përdhesë të Fakultetit të Filologjisë, në fund të korridorit djathas.