Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Ministri Tajani telefonon kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq: “Thirrje për moderim, Italia e angazhuar në Ballkan”

Zëvëndës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka zhvilluar biseda telefonike me Kryeministrin e kosovar, Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për t’u bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Ka qenë vetë Tajani që ka shkruar në një postim në Twitter: “Jam dëgjuar me Presidentin serb Vuçiq dhe Kryeministrin kosovar Kurti, të cilët i sigurova për angazhimin tonë për stabilitet në Ballkan. Kam informuar Kryeministrinë dhe u bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për moderim dhe kundër veprimeve të njëanshme. Italia është protagoniste për paqen”.

Pastaj, në një intervistë për TG1, Ministri italian tha se “nismat e njëanshme të të dy Vendeve janë pak të dobishme”, duke kujtuar se “ne kemi 700 ushtarë italianë të pranishëm në atë zonë që janë paqeruajtës dhe si një Vend i madh protagonist historik në marrëdhëniet mes Ballkanit, Perëndimit dhe Evropës kemi për qëllim të luajmë një rol në stabilizimin e Ballkanit”.