Arrin në Pejë, Kosovë ekspozita fotografike “Italian Routes. Malet, alpinizmi, ndryshimet klimatike”, konceptuar dhe kuruar nga fotografi i peizazhit Fabiano Ventura dhe promovuar nga Farnesina në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë. Përurimi, në prani të ambasadorit Antonello De Riu dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është caktuar për sot (e mërkurë, 28 dhjetor) në orën 16:00 në Galerinë e Arteve “Shtëpia e Kulturës” (Rr. Enver Hadri, Pejë), ku ekspozita do të jetë e hapur nga data 29 dhjetor deri më 29 janar (e hënë-e premtë 10:00-17:00; e shtunë dhe e diel 10:00-13:00).
«Me këtë ekspozitë, e cila tashmë është ka shtegtuar në Vietnam, Kore, Zvicër, Gjeorgji dhe zhvillohet njëkohësisht në Shqipëri, synojmë të bartim te publiku traditën e madhe italiane të lidhur me kulturën malore dhe alpinizmin si një mjet për të kuptuar territorin malor», ka deklaruar Ambasadori De Riu. «Jo rastësisht zgjodhëm Pejën pë ta hapur këtë ekspozitës Këtu, në fakt Agjencia italian Bashkëpunimi për zhvillim është duke realizuar projektin “NaturKosovo” të zbatuar nga OJQ italiane “RTM” në bashkëpunim, mes tjerësh, me Klubin Alpin Italian (KAI) dhe Fondacionin Utalaya, për t’iu dhënë vlerë burimeve kulturore, historike dhe natyrore njërës prej zonave më piktoreske të rajonit, në mënyrë që të stimulohet një zhvillim ekonomik që respekton ambientin, të krijoj vende pune për banorët e Grykës së Rugovës, të mbështesë institucionet vendore për menaxhimin e turizmit dhe promovimin e shtegut kosovar të Via Dinarica», shtoi Shefi i Misionit.
Pjesa qendrore e ekspozitës, “Malet italiane”, është një udhëtim ideal që nga grupi Gran Paradiso përshkon të gjithë harkun alpin nga perëndimi në lindje, duke përshkuar masivët e Mont Blanc, Monte Rosa dhe Cervino, Bernina, Ortles- Cevedale, Adamello, më pas duke lëvizur në zonën lindore drejt Dolomiteve dhe Alpeve Juliane. Rruga italiane përfundon me një fazë të nëntë kushtuar grupit kryesor malor Apenin, atë të Gran Sasso. Secili prej grupeve malore përfaqësohet nga fotografi me format të madh që lartësojnë aspektet sugjestive të peizazhit dhe nga imazhe historike dhe bashkëkohore që nxjerrin në pah evolucionin e masave akullnajore, duke theksuar efektet e ndryshimeve klimatike në peizazhin malor. Secili grup shoqërohet nga një panel prezantues i cili ilustron karakteristikat e tij gjeografike, historike dhe gjeo-glaciologjike, të cilave iu shtohet edhe propozimi për itinerarin e vizitës. Për fund,secili segment malor është i pasuruar me riprodhime të dokumenteve historike dhe materialeve mbi eksplorimet e para alpinistike.
Një pjesë e ekspozitës prezantohet njëkohësisht në Tiranë, Shqipëri, në ambientet e Hapësirës Ekspozuese Harabel (Rr “Ibrahim Rugova”), në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës. Për skenën e Tiranës është përgatitur një ekspozitë kushtuar maleve shqiptare, alpinistit dhe fotografit të njohur Fation Plaku.
Fabiano Ventura është një fotograf peizazhi i specializuar në çështjet mjedisore. Ai ka marrë pjesë në ekspedita të shumta shkencore, fotografike dhe alpinistike në vendet më të egra dhe më të largëta të Tokës. Që nga viti 2007 është përfshirë në projektin “Sulle Tracce dei Ghiacciai” (Mbi gjurmët e akullnajave) krijues dhe regjisor i të cilit është vetë ai. Vëmendja e tij ndaj çështjes së ndryshimeve klimatike ka bërë që vitet e fundit të përqendrojë një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij në një objektiv: përhapjen sa më të madhe të njohurive për këtë fenomen në publikun e gjerë. Kështu, i shoqëruar nga studiues dhe regjisorë, ai shkoi të fotografonte drejpërdrejt transformimet e pabesueshme të akullnajave më të mëdha në botë dhe po shpërndan rezultatet e punës së tij përmes krijimit të ekspozitave, konferencave, programeve edukative, instalacioneve, dokumentarëve.