Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes tonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërhiqen menjëherë dhe të de-përshkallëzojnë tensionet, duke siguruar koordinim të ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.
Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.
Shprehim shqetësimin për vendimin e Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura të saj në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, duke shmangur tonet nxitëse.