Së shpejti do të rifillojnë kurset e gjuhës italiane në Qendrën e Gjuhëve të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe në Institutin e Gjuhëve të Huaja të Kolegjit “UBT”. Kurset janë të hapura edhe për të interesuarit që nuk janë pjesë e këtyre dy institucioneve. Pasi të regjistroheni, kërkohet frekuentimi i rregullt me prani fizike. Falë mbështetjes së Ambasadës së Italisë në Prishtinë, kurset ofrohen falas.Kurset në Qendrën e Gjuhëve të Fakultetit Filologjik të UP-së, dy orë në javë, zhvillohen sipas orarit në vijim:
Niveli fillestar absolut (A0) – e hënë, ora 17:00 – 19:00
Niveli fillestar (A1) – e martë, ora 17:00 – 19:00
Niveli elementar (A1/A2-) – e mërkurë, ora 17.45-19.45
Niveli i avancuar (B2-C1) – e enjte, ora 17:30-19:30
Nëse nuk jeni të sigurt se në cilin kurs të regjistroheni, ftoheni të merrni pjesë në takimin informues, të martën, 20 shkurt, në orën 18:30 në Qendrën e Gjuhëve.
Kursi në Institutin e Gjuhëve të Huaja të UBT-së, niveli A2, zhvillohet pesë orë në javë, në dy ditë të ndryshme; orari do të vendoset gjatë takimit të parë informues, të premten më 01 mars, në orën 14:00, në selinë e Dukagjinit, ku jeni të ftuar të merrni pjesë.
Për informacione të hollësishme mund të konsultoni:
Qendrӕn e Gjuhëve të UP-së: https://filologjia.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,86
Institutin e Gjuhëve të Huaja UBT-së: https://www.facebook.com/ubthighereducationinstitution/posts/774182151407512/