Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Deklaratë e Quint-it dhe BE-së për zbatimin e vendimit për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mirëpresin dhe përgëzojnë qeverinë e Kosovës për veprimin për të zbatuar vendimin e Gjykata Kushtetuese të vitit 2016, që konfirmon pronësinë e Manastirit të Deçanit të disa hektarëve tokë. Udhëzimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të regjistruar këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit dhe sigurimi që ky veprim është përmbyllur, paraqet një hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve kosovare, në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike. Siç kemi deklaruar në maj të vitit të kaluar në përvjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike.